Lajme arkiva 2007
Komisioni Europian vlerëson se lufta politike në Shqipëri po bëhet pengesë për realizimin e reformave kyçe. Në raport cilësohet se mungesa e vullnetit për bashkëpunim mes partive politike, mban peng procesin e reformave, veçanërisht atë zgjedhorë dhe në sistemin gjyqësorë. Shqipëria ka bërë përparime në fushën e demokracisë dhe atë të shtetit ligjorë, thuhet në përmbledhje të progres-raportit. Vendi ka vazhduar të luaj një rol pozitiv, në ruajtje e stabilitetit në rajon, por kultura demokratike, në veçanti dialogu konstruktiv mes partive, duhet të përmirësohet për të aftësuar funksionimin efikas dhe transparent të sistemit politik.
Disa përparime janë bërë në përforcimin e strukturave të qeverisë për zbatimin e angazhimeve evropiane dhe për drejtimin e nevojave të zhvillimit. I kufizuar ka qenë përparimi në sistemin gjyqësorë, funksionimi i të cilit vlerësohet i varfër për shkak të korrupsionit dhe parregullsive në pavarësi, transparencë dhe efikasitet thuhet në raport.
Lufta kundër korrupsionit dhe e krimit të organizuar, mbeten përsëri një sfidë madhore për Shqipërinë. Qeveria po ndërmerr një qasje më strategjike në luftën kundër korrupsionit. Legjislacioni është përmirësuar në fushën e prokurimeve publike, hetimet anti-korrupsion, ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë, mirëpo korrupsioni është i shtrirë gjerësisht dh përbën një problem shumë serioz thuhet në raport.
Raporti ndalet dhe në zhvillimin ekonomik, ku thuhet se ekonomia ka vazhduar të shënojë shtrirje të fortë. Stabiliteti i makro-ekonomik është ruajtur në përgjithësi, niveli i papunësisë, megjithëse ende në nivele të larta, ka shënuar rënie. Sektori i privatizimeve ka ecur mirë në vitin 2007, krahasuar me vonesat e vitit 2006, mirëpo deficiti i jashtëm është thelluar për shkak të krizës energjetike.
Raporti ndalet gjithashtu edhe tek të drejtat e minoriteteve grave, fëmijëve dhe të paraburgosurve, si dhe tek trafiku i drogës dhe krimi i organizuar, që me të gjitha rritjet mbetet përsëri problematik./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!