#rrezedielli #reportTV
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për rënien e flokëve në vjeshtë, si të kuptojmë që është sezonale dhe si ta parandalojmë përmes metodave natyrale.
Humbja e flokëve është një dukuri normale dhe përgjithësisht ndodh gjatë ndërrimit të stinëve, sidomos në vjeshtë. Në fakt sipas specialistit Merja, dobësimi dhe dëmtimi i flokëve fillon që në stinën e verës duke rezultuar më pas me rënien e tyre në vjeshtë. Shkaktarët e rënies së flokëve janë të shumtë si: trashëgimia familjare, konsumi i tepërt i sheqerit, mbajtja e dietave, mungesa e vitaminave dhe mineraleve të duhura në organizëm, stresi, çrregullimet hormonale, etj. Specialisti Merja rradhit një sërë produktesh bimore të cilat forcojnë rrënjën e flokut. Ndërsa për personat, sidomos meshkujt që kanë një rënie më të theksuar dhe më të shpeshtë, Merja rekomandoi një kurë disa javore për mbirjen e flokëve në mënyrë natyrale.
Ещё видео!