#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Presidentja e urdhrit të farmacistëve, Diana Toma, ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku ka folur për rrezikshmërinë e suplementeve në cilësinë e jetës së njerëzve.
Ajo shprehet se personat që kanë një sëmundje kronike, tërhiqen pas këtyre produkteve, pasi mendojnë se mund të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.
Katerina Trungu: Vajguri që shëron kancerin, pra dikush e beson këtë lajm online dhe e porosit këtë produktin. Çfarë i shkakton vetes?
Diana Toma: Unë nuk do e sillja vetëm në momentin e vajgurit, por tërë harku për të cilën u diskutua tani, ka rrezikshmëri. Sepse ne nuk duhet të kemi vëmendje vetëm për sëmundje të cilat kanë një risk të shtuar të mortalitetit, por dhe për ato të cilat prishin cilësinë e jetës. Kush ta prish cilësinë e jetës? Sëmundjet kronike, të cilat nuk menaxhohen siç duhet nga terapitë e ndryshme, pastaj se kush është shkaku lë vend për diskutim. Pra mënyra si e merr pacienti apo mossuksesi i skemës. Pra cenimi i shëndetit të qytetarëve, pak ose shumë, gjithmonë ka risk. Trajtimi me vajgur, është një nga ato forma më të agravuara të spekulimit, por edhe trajtimi me ato që ne i quajmë suplement, prapë është formë që cenon. Të tërë intrigohen nga përfitimi i efektit, të tërëve u vjen në majë të hundës nëse kanë një sëmundje kronike dhe unë që jam në kontakt me pacientët, thotë, ta zëmë kur vjen për herë të parë dhe ka për të trajtuar hipertensionin: “Po mirë do mbaroj këtë mjekim edhe s’ka?”. Dhe ti kur ia thua që shiko “ky trajtim vazhdon për tërë jetën”, ai brenda vetes ka një ngushëllim ose kërkon të gjejë një ngushëllim “bobo çfarë më gjeti mua”. Pikërisht me këtë element luhet, në këto forma të marketimit. Sepse thotë qytetari tashmë “oh mjeku nuk ma gjeti zgjidhjen, farmacisti nuk ma gjeti zgjedhjen, ekzistonka zgjidhja”, pa e pasur parasysh se në qoftë se ato produkte të cilat marketohen në këto forma, në qoftë se realisht do i bënin qytetarit të prekte këto rezultate, do ishin dhe do trajtoheshin në grupin e medikamenteve. Ato nuk janë medikamente. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!