Pas zbardhjes së vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor, mund të jetë larguar jashtë vendit.
Burime pranë A2CNN thanë se 26-vjeçari konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Për këtë, policia po verifikon të gjitha hyrje daljet në pikën kufitare të Muriqanit, por nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë larguar përmes kufirit të gjelbër.
Nga ana tjetër, një ditë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të dyshuar, Arsen Stojku dhe Mislim Rama, nuk pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre. Të arrestuarit mësohet se kanë pranuar faktin që kanë lyer automjetin e gjetur nga policia, por se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Disa gjurmë gishtërinjsh në makinën gjysmë të djegur te ekzekutorëve çoi policinë në zbardhjen e ngjarjes.
Pas ekzekutimit të Astrit e Asmer Bilalit, makinës i ishte vënë flaka, por zjarrfikëset e shpëtuan duke ndihmuar hetuesit të gjenin gjurmë biologjike. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Ibrahimi ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamet Licin, në mars të 2017, pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici, i dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin për mungesë provash.
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#A2CNN
Ещё видео!