Është përjashtuar nga strukturat e policisë së shtetit efektivi I antidrogës Granit Deromemaj që ndoehj në makinë me bledar bircaj, në momëntin kur ai u ekzekutua në mes të vlorës. Mësohet nga burime jozyrtare se vendimi është firmosur nga Drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu. Përjashtimi i tij është argumentuar me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete. Gjithashtu Granit Deromeraj akuzohet se kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë, por e ka fshehur këtë fakt.Në dëshminë e tij para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh. Ngjarja ndodhi në 11 maj të këtij viti në Vlorë, ku viktima Bledar Birçaj u ekzekutua në makinën e tij me breshëri kallashnikovi nga persona që edne nuk dihen. Në të njëjtin mjet ishin edhe efektivi Deromemaj dhe një kushëri i viktimës, të cilët fatmirësisht i shpëtuan plumbave. Pista kryesore ku është përqëndruar policia, është ajo e larjes së hesapeve për shkak të pazareve të prishura të drogës jashtë Shqipërisë. 38 vjeçari Bledar Birçaj kishte vetëm disa javë që ishte kthyer nga Spanja.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Antidroga#Efektivi#TopChannel
Ещё видео!