Një banesë në katin e pestë të një pallati u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Ngjarja ndodhi në banesat sociale në Shkozë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, megjithatë pritet të ngrihet një grup hetimor për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al
Ещё видео!