Njësia 5 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të fushatës së anëtarësive të reja në Partinë Socialiste.
I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, Veliaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë për të rinjtë si një mundësi për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.
“Përsa kohë që secili prej nesh, me veprimin ose mosveprimin e tij, është duke bërë politikë, atëherë pse mos ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Pse mos ta bëjë këtë si skuadër? Pse mos të aplikojmë parimin ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, në një frymë që është skuadra jonë, është familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Dua shumë që ta çojmë këtë punë deri në fund dhe për 100 organizata që kemi, të kemi 400 anëtarë të rinj, si çunat dhe gocat fantastikë që do marrin kartën sot”, deklaroi Veliaj.
Ai foli edhe për ato zëra, kryesisht analistë, që ankohen nëpër rrjete sociale. “Shoh disa prej këtyre analistëve që japin mend si duhet ta bëjë Edi Rama qeverinë, apo si duhet ta bëjmë ne bashkinë. Më vjen keq, në qoftë se ti nuk merr pjesë, mund të rrish tërë natën në televizor, pastaj në Facebook, bëhesh analisti i divanit dhe kolltukut, por kjo nuk ka asnjë peshë sepse ti vetë nuk e ushtron të drejtën tënde për të dhënë një mendim. Një person që bashkohet me një parti politike, nuk ka rëndësi me kë, tregon se është më shumë se thjesht një banor. Një qytetar merr pjesë te takimi me prindër në shkollë, një qytetar merr pjesë te asambleja e pallatit për fatet e pallatit dhe një super qytetar angazhohet politikisht, për të marrë pjesë te tavolina ku vendoset për fatet e vendit dhe për të ardhmen e vendit, të qytetit, të shtetit, të lagjes dhe komunitetit ku jeton”, shtoi më tej ai.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews#Veliaj#Anetaresimet
![](https://s2.save4k.org/pic/Nevft8jw4z8/maxresdefault.jpg)