Kryeministri Edi Rama zbriti në Prishtinë, në kohën e tensioneve të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, për një sërë takimesh të nivelit të lartë si pjesë e turit që ka ndërmarrë në të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Pasi u prit nga ambasadori I vendit tonë në Kosovë, Rama u ndal në selinë e presidentes Vjosa Osmani, me të cilin diskutoi gjatë për gjendjen aktuale të sigurisë në veri dhe sfidat e përbashkëta të dy vendeve. Sigurisht kryefjala ka qënë edhe samiti I Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij vitit.
Presidentja Osmani e siguroi Ramën se po punohet për uljen e tensioneve dhe ranë të dy dakord që pavarësisht ndasive të fundit të vazhdojnë koordinimin e përbashkët pëballë tensioneve.
Më pas Rama ka shkuar Kuvendin e Kosovës, në takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ku po ashtu e priste edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më të cilin kanë të njëjtin qendrim për tensionet në Veri.
Hovenier thotë se ka shkëmbyer disa mendime me kryeministrin Edi Rama.
Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se ia ka bërë të qartë Ramëns se pret ndihmë nga Shqipëria.
Ai bëri thirrje që shtetet fqinje nuk duhet ta shohin Kosovën fajtore në lidhje situatën në Veri.
Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë krisur, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar.
“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”- tha ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rama#Osmani
Ещё видео!