Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit do të përballet në gjykatë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste. Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve për të dhe 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë, për të cilët i kërkon GJKKO-s t’i marrë të pandehur. Kjo kërkesë do të merret në shqyrtim brenda 10 ditësh.
SPAK thotë se në përfundim të hetimeve rezultoi se Vangjush Dako dhe zyrtarët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit lejuan në kundërshtim me ligjin ndërtimin e një pallati pa leje dhe më pas në mënyrë fiktive përpiluan dokumentet për legalizim.
Nga ana tjetër, hetimet gjithashtu konfirmuan sipas Prokurorisë, se Dako shpërdoroi detyrën edhe gjatë një procedure tenderimi në vitin 2014. Grupi i punës i ngritur nga ish kryetari i Bashkisë përllogariti gabim fondin limit duke rritur vlerën e tij me 10 herë në 21 milionë lekë.
SPAK thotë se ky gabim nuk u korrigjua as pas konstatimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dako dhe të hetuarit e tjerë në këtë dosje kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
Tv Klan
#spak #vangjushdako
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!