Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar në qendrën e votimit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe simpatizantë, Berisha ka votuar në referendumin për ratifikimin shkarkimit e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Pas votimit në një deklaratë për mediat është shprehur se ky është një referendum historik dhe votohet për shpresën.
“Kjo është ditë historike, lirinë, shpresën e PD, shoqërisë shqiptare në tërësi., Ky është referendumi i parë i thirrur nga anëtarësia e një partie për të shkarkuar peng kryetarin, që do të hyjë në histori si Lulzim Brava.
Nëse ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik, ju rikujtoj se në vitin 2009 është mbajtur një referendum tjetër në të cilin anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Çdo qytetarë duhet të krahasoj dy botë, atë të lirisë dhe autokracisë. Ndaj duke u rikujtuar dhe këtë kontrast të madh, ky është referendumi i shpresës”, u shpreh Berisha./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!