Avokati i Popullit ka regjistruar rastin për të hetuar administrativisht veprimet e Policisë së Shtetit në zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë arrest me burg për Ilir Metën. Burime nga ky institucion pohojnë se aktualisht është duke vlerësuar nëse janë marrë masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat e Ilir Metës gjatë procedurave të arrestimit.
Hetimi i Avokatit të Popullit nuk ka të bëjë me faktin penal për të cilin ai akuzohet, apo me domosdoshmërinë e masës, pasi kjo nuk është brenda mandatit të këtij institucioni. Por, Avokati i Popullit mund të hetojë vetëm nëse janë ndjekur në përputhje me ligjin procedurat e arrestimit të tij.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokatët e tij ngritën pretendime në seancën paraprake në GJKKO për shkelje të rënda të procedurave gjatë arrestimit të tij. Meta pretendon se atij nuk i është komunikuar vendimi i gjykatës për masën e sigurisë, por është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë së shtetit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mbrojti grupin e policisë që kreu arrestimin e tij duke deklaruar se ndoqën të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacion pasi Ilir Meta i rezistoi arrestimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#IlirMeta#ErvinHoxha
Ещё видео!