#oranews #fridakrifca #bujqesia
Shqipëria po synon të sigurojë treg jashtë për vajin e ullirit që ka mbetur stok nga mbiprodhimi i sezonit të fundit. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca gjatë prezantimit të bilancit vjetor tha se sfidë për vitin 2023 mbetet blegtoria. Shqipëria synon një marrëveshje me Italinë për gjetjen e tregjeve të reja për vajin e ullirit i cili ka mbetur stok për shkak të mbiprodhimit në sezonin e fundit.
"Ne aktualisht kryejmë eksport të ullirit dhe certifikimi është e vetmja mënyrë drejt eksportit. Jemi në dispozicion të fermerëve për ti ndihmuar ata për certifikimin që të zgjerojmë tregjet e eksportit. Kemi bërë disa takime me ministrin italian dhe atë francez për të zgjeruar eksportet e ullirit dhe vajit të ullirit në Itali. Do të mirëpres në muajin mars minitsrin italian, ku besoj do të kemi një marrëveshje ku ulliri do të jetë pjesë e saj," tha Krifca. Gjatë bilancit të punës për vitin e kaluar Krifca foli edhe për thirrjen e kryeministrit Rama se fermerët që lënë tokën djerrë do të sanksionohen.
"Kjo është një analizë e nisur vitin e kaluar dhe ne opo bashkëpunojmë për të pasur një optikë reale për situatën. Unë mendoj që në Shqipëri prodhohet dhe ne sëbashku me institucionet si Ministria e Drejtësisë apo ajo e Financave do të dalim në një konkluzion se si do ta qasim këtë çështje," tha ajo.
Sfida e këtij viti duket se është blegtoria të cilën do të ketë edhe një program të dedikuar nga qeveria zvicerane.
"Blegtoria është një sfidë jo vetëm për ne por edhe për BE-në gjatë dekadës së fundit me 10%. Përmenda që gjatë 20222 e kemi mbështetur blegtorinë më shumë se asnjëherë dhe do të vijojmë ta mbështesim edhe nëpërmjet programit të skemës kombëtare të mbështetjes gjatë 2023, si dhe një program të dedikuar e mbështetur nga qeveria zviceriane vetëm për blegtorinë," tha ajo.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!