Fatos Nano mbetet një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit deri në vitin 2005 kur dhe u largua nga politika aktive.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Nano është shprehur se largimet dhe rikthimet e tij në politikë kanë qenë të gjitha të llogaritura, me përjashtim të vitit 2005.
Blendi Fevziu: Kanë qenë të vështira rikthimet?
Fatos Nano: Rikthimet kanë qenë të arsyetuara. Pra ishin të kalkuluara në kohën që kanë ndodhur dorëheqjet, me përjashtim të atij të fundit. Kur unë dhashë dorëheqjen nga kryetar partie dhe thirrja Kongresin në ’98, unë llogarita që do t’i jepja kohë vetes të dilja nga zinxhirët e kryetarit ku duhet t’ju shërbesh të gjithëve dhe të merrja një tur në bazën e partisë për të përgatitur Kongresin dhe për t’i tronditur mbështetësit e panumërt të Nanos që ore mos na iki me gjithë mend ky. Dhe funksionoi pra, rikthimi ishte i kalkuluar. Fitova Kongresin. Ose rikthimi në qeveri. Unë u largova në fund të ’98 për një arsye thelbësore, ballafaqimi dhe konflikti Nano-Berisha për shkak të Berishës kishte arritur kulmin dhe nuk dihet se si do përfundonte. Atëherë arsyetova që po nxjerr dy fytyra të reja, Majko-Meta, dhe realisht konflikti u zbut për një kohë që i shërbeu dhe administrimit të krizës së Kosovës. Pra në këto raste kanë qenë të kalkuluara rikthimet. Dhe nuk mund t’i dorëzohesh kaq kollaj në një karrierë si e imja kësaj ndasjes qarkullimi i elitave, po pse rrini pse s’ikni. Në politikë të mban vota.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!