Numri i viktimave dhe i rasteve të reja në Kosovë, ka pësuar një rënie të ndjeshme të paktën ditët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë shenuar 2 viktima,ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja të infektuar me covid 19, nga 4 mijë e 139 testime të kryera. Ulja e rasteve dhe numrit të viktimave në Kosovë, mendohet të ketë ardhur si pasojë e masave të reja që qeveria e kosovës mori për parandalimin e Covid 19. Sipas njoftimit zyrtarë të publikuar nga ministria e shëndetësisë, bëhet me dije se po gjatë këtij harku kohor janë shëruar 805 pacientë. Ndërkohë, 6 mijë e 77 persona janë të infektuar në të gjithë vendin. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159 mijë raste të infektimit. Prej tyre 2 mijë e 919 persona kanë vdekur. Prej fillimit të vaksinimit deri më tani, në Kosovë janë vaksinaur 474 mijë e 783 qytetarë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#SituataTopChannel
Ещё видео!