- - -
Shkarkoni aplikacionin A2 CNN: [ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#A2CNN
Në orën 09:30 të ditës së sotme pritet që në Prokurori të paraqitej kreu demokrat Lulzim Basha, si dhe drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, por asnjëri prej tyre nuk e ka respektuar thirrjen e Prokurorisë.
Mësohet se në Prokurorinë e Tiranës ka nisur një konsultë në lidhje me atë që do të ndodhë tashmë në lidhje me mosparaqitjen e zotit Basha pranë organit të akuzës për t’u njohur me akuzat dhe dosjen ende të pambyllur në hetimet ndaj 650 mijë dollarëve të padeklaruara në KQZ, sipas Prokurorisë, e cila ka ngritur një akuzë për pastrim parash.
Mësohet se alternativat janë dy, ose do të kërkohet një masë sigurimi në gjykatë për zotin Basha dhe dy të pandehurit e tjerë ose do të thirren forcërisht.
Tashmë është një dosje e hapur për kreun e PD, Lulzin Basha, i cili sipas Prokurorisë ka kërkuar të shmanget nga përgjegjësia penale me mosparaqitjen e tij sot. Prokurorët kanë thënë se nëse Basha nuk do të paraqitet edhe me një ftesë tjetër, ata do të vendosin nëse do të dërgojnë një togë shoqërimi pranë selisë së PD për ta paraqitur atë më pas në Prokurorinë e Tiranës apo do t’i drejtohen gjykatës për marrjen e një mase.
Ещё видео!