Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës ishte kryefjala e mediave në Shqipëri e Kosovë. Por ai duket nuk e ka tërhequr mjaftueshem vëmendjen e shefit të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarët se cfarë komenti kishte për fjalën e Ramës, Kurti tha vetëm se nuk kishte pasur mundësi ta dëgjonte, për shkak të axhendës së ngjeshur. “Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të përditësohem”, u shpreh ai. Mjaft i interesuar ka qenë nga ana tjetër për këtë fjalim babai i Hashim Thacit. Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës, përfshirë dhe ish presidentin e Kosovës. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Haxhi Thaci përcolli falenderimet e tij për fjalimin që shkaktoi tërmet në organizatë. Në të njëjtën mënyrë ka reaguar dhe bashkëluftëtari i ish-presidentit, Arton Hoti, në sytë e të cilit Rama mbrojti vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk e panë kështu megjithatë një pjesë e të pranishmëve në sallë. Edhe pse nuk pati një reagim zyrtar, grupimi më i madh politik i Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës zgjodhi të përcillte qëndrimin e tij përmes refuzimit të pjësemarrjes së në darkën e organizuar nga misioni shqiptar në Strasburg, të cilën më herët vetë e kishte konfirmuar. Kryeministri Rama e pohoi këtë fakt dhe shpjegoi se arsyeja e refuzimit ishte pikërisht fjalimi i tij para Asamblese duke shprehur mirëkuptim për sa kohë që sipas tij askush nuk ka si të ndihet ndryshe kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Kryeministri shtoi se Këshillit të Europës i duhet kohe për të analizuar faktet, për të kuptuar gabimin e bërë një dekadë më parë dhe per ta korrigjuar ate.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Reagimet#TopChannelNews
Ещё видео!