Lajme arkiva 2005
Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, ka urdhëruar përmbaruesit e gjithë republikës të veprojnë prerë të mbështetur nga qeveria për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Aldo Bumçi: “Për të vendosur autoritetin e përmbaruesit duhet t’i vendosni gjoba çdo personi i cili nuk pranon të zbatoj ligjin, qoftë ky kryeministër, ministri, prefekt pra titullar i çdo njësie bashkiake nuk ka rëndësi kush është personi në fjalë. Personat që nuk pranojnë të zbatojnë ligjin duhet të përballen me gjobat.”
Këtë komunikim ministri i Drejtësisë e realizoi në mbledhjen e analizës 9-mujore. Në rang republike e vendimet janë ekzekutuar vetëm në masën 55%, duke lënë 5 mijë vendime të pa ekzekutuara.
Aldo Bumçi: “Kemi një shtet, një qeveri që ka dhënë shembullin e mos zbatimit të ligjit. Po pavarësisht nga kjo mungesë vullneti, paaftësia dhe korrupsioni në radhët e shërbimit të përmbaruesit, të përmbarimit janë dhe shkaktar të zvarritjes të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore dhe një gjendje pra ku kemi vetëm 50% të vendimit që zbatohen. Zvarritja në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore pa shkaqe të përligjura, do të ndëshkohet me masa të rrepta administrative deri në ndjekje penale.”
Në fund ministri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë vendime gjyqësore të pazbatuara, t’i dërgojnë ankesat e tyre në ministrin e drejtësisë./tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!