#Bucha #Kiev #Rusi #masaker
Ukraina akuzoi Rusinë për krime lufte pas zbulimit të masakrës në qytezën e Buças, në periferitë lindore të Kievit. Prokurorët ukrainas nisën hetimet, pas zbulimit të trupave të pajetë të të paktën 300 civilëve, të lënë rrugëve të qytezës, siç duket edhe në pamjet e publikuara nga agjencia Reuters. Ata hedhin dyshime se civilët janë përdhunuar fillimisht e më pas janë qëlluar me plumba pas koke. Zyrtarët lokalë thanë se tek disa prej trupave u gjetën shenja të të shtënave nga një distancë e afërt, teksa duart dhe këmbët i kishin të lidhura.
Moska i quajti pamjet e publikuara si “sajesa” nga Kievi dhe si provokime që kanë për qëllim të minojnë dialogun për paqe e të intensifikojnë dhunën. Pala ruse kërkoi zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për këtë ngjarje.
Presidenti Zelensky ishte këtë të hënë në Buças prej ku u shpreh se ngjarjet e fundit tregojnë krimet e luftës që Rusia po kryen në Ukrainë dhe se do të njihen nga bota si gjenocid. Zelensky u shpreh se do të jetë shumë e vështirë për vendin e tij të negociojë me Rusinë pas të gjithë kësaj ngjarjeje.
Presidenti Amerikan Joe Biden teksa ripërsëriti edhe një herë frazën se “Putin është Kriminel Lufte“ kërkoi daljen e tij përpara gjyqit mbi këto krime. Edhe presidentja e komisionit Europian Ursula Von Der Layen u shpreh se BE do te dergonte hetuesit e saj ne Ukrianë për të dokumentuar këto krime .
Në morinë e regimeve ndërkombëtare Gjermania vendosi ditën e sotme të dëbojë 40 rusë nga vendi .Të njëjtin vendim mori edhe Franca duke dëbuar 35 persona nga stafi diplomatik rus në vend.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!