TIRANË- Minsitrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për helmimin e nxënësve në shkollën Janaq Kilica në Fier. Shahini ka shkuar në Fier për të parë nga afër situatën e rëndë. Ministrja bëri me dije se do të shtohen masat në shkollë, ndërsa ka thënë se nuk ka nevojë për panik, duke qenë se ajo u beson mjekëve. Shahini theksoi se do të priten rezultatet e policisë dhe pastaj do të merren masa.
“Herën e parë menduam se ishte një pakujdesi. Hera e dytë nuk tolerohet më, merr përmasat e një krimi. Janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme nga prokuroria.Do shtohen masat në shkollë,16 nxënës po marrin ende mjekim, i besoj mjekëve dhe nuk ka nevojë për panik. Ngjarja me intoksikimin e nxënësve në gjimnazin e Fierit është e patolerushme dhe do të mbahen edhe përgjegjësitë konkrete. Tani dhe më pas do të dyfishohen masat e sigurisë në shkolla me qëllim mos të kemi më raste të ngjashme. Kjo ka lidhje me një pajisje të përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme, do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë, do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër”, ka thënë më tej ministrja.
Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!