Kryeministri miliarder i Cekisë ka qënë qënë deri më tani lideri më i prekur nga publikimi i skandalit “Pandora Papers”.
Dokumentet zbuluan se Andrej Babis kontrollon një grup kompanish offshore si dhe rezidence me vlerë 13 milionë paund në jug të Francës. Kryeministri zotëton po ashtu një konglomerat prej të paktën 300 kompanish në sektorë nga ushqimi në klinikat e fertilitetit.
Skandali vjen në një kohë kur ai garon për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën Çeke këtë javë - dhe përfaqëson kthesën e fundit për një ish -oligark që hyri në politikë duke premtuar se të luftojë korrupsionin.
Babis është njeriu i dytë më i pasur në Republikën Çeke me një pasuri neto prej 2.7 miliardë paund, por marrëdhëniet e tij të mëparshme me biznesin kanë provokuar protesta publike dhe një përplasje të vazhdueshme me BE.
Detajet e fundit që janë shpërndarë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në bashkëpunim me “The Guardian”, “BBC” dhe media të tjera në të gjithë botën janë gjetja më e madhe e të dhënave të rrjedhura nga kompanitë fantazmë
Zbulimet e fundit vijnë pas akuzave se Babis ka marrë në mënyrë të paligjshme 2 milion euro (1.72 milion paund) nga fondet e BE-sëpër të ndërtuar një hotel.
Babis i ka mohuar prej kohësh të gjitha akuzat dhe ka hedhur poshtë kërkesën e policisë si "të motivuar politikisht".
Por në muajin gusht Komisioni Evropian kërcënoi të pezullojë pagesat e subvencioneve të BE -së për Republikën Çeke për konflikte të dyshuara interesi në marrëdhëniet e biznesit të Babis.
Babis, djali i lindur në Sllovaki i një zyrtari të lartë komunist ka thënë se ai ka përdorur kursimet private nga koha e tij në Zvicër për të blerë disa kompani me partnerë të tjerë
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!