Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën për mbështetjen e kandidatëve të LVV-së dega Shqipëri, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë prezantimit të kandidatit Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Kurti u shpreh se ai është zgjedhja e duhur për parlamentin shqiptar në 25 prill.
“Ishte nder dhe kënaqësi për mua të vij për herë të tretë në Gjirokastër. E treta e vërteta. Meqenëse jam shoqeruar nga Kreshnik Merxhani nëpër rrugët dhe lokalet e Gjirokastrës është një përjetim i shumëfishtë meqenëse të duket që me të gjitha shqisat je duke e ndjerë dhe përjetuar këtë qytet të lashtë, që vazhdon të mbetet i pazhvilluar në thellësitë e tij. Kreshnik Merxhani është një mik i ngushtë me të cilin do të vazhdoj të bashkëpunoj gjithnjë edhe më shumë. Kam besim për shkak të përgjegjësië, serioziteti, sinqeritetit, patriotizmit dhe kompetencës profesionale. Merxhani karakterizohet nga integriteti njerëzor, kombëtar dhe profesional. Kështu ai paraqet zgjedhjen e duhur për t’u zgjedhur me 25 prill ne kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Kreshniku është i dashuruar me Gjirokastrën , andaj me 25 prill ka rastin t’ia kthej këtë dashuri Kreshnikut. Ai është dhe një aktivist i kulturës. Kombi është kultura e tij, historia, gjuha që duhet të jenë interes i ynë i përgjithshëm mbi çfarëdo interesi tjetër personal,” deklaroi Kurti.
I pyetur nga gazetarët për bashkimin Kosovë-Shqipëri, Kurti shpjegoi që kjo gjë të ndodhë duhet ndryshim në Kushtetutën e Kosovës, gjë e cila nuk bëhet pa 2/3 e votave të deputetëve të pakicave.
“Së pari në Kosovë ne na mungon ligji për referendumin. Një nga zotimet që kemi pasur para zgjedhjeve të 14 shkurtit ne jemi zotuar edhe për ligjin e referendumit. Por nuk mjafton vetëm kjo. Fatkeqësisht kur është aprovuar kushtetuta e Kosovës ka një pikë që ndalon të drejtën për tu bashkuar me një shtet tjetër. Këtë nen duhet ta ndryshojmë një ditë, por nuk bëhet shpejt dhe kollaj, duke qenë se na nevojiten dhe 2/3 e votave të pakicave. Përderisa lista serbe në Kosovë i fiton këto ulëse ne nuk e ndryshojmë dot kushtetutën. Ne duam ta ndryshojmë kushtetutën një ditë, por duhet ta respektojmë kushtetueshmërinë. Duhet ta kuptojmë që serbet që nuk e mbështesin Beogradin duhet të kenë lirinë për ta shprehur vullnetin e tyre,” tha Kurti.
Në konferencë foli dhe kandidati i LVV-së në Gjirokastër, Kreshnik Merxhani, i cili i uroi suksese Kurtit në detyrën e re, duke shtuar se entuziazmin e Kosovës e presim të vijë dhe në Shqipëri.
“Doja të mirëprisja sot, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendoasje në Shqipëri, zotin Albin Kurti. I uroj suksese në detyrën e re, pas fitores së rëndësishme, një referendum që ndodhi në Kosovë. Entuziasmin dhe rezultatin e saj të cilin e presim që të vijë dhe këtu. Kjo na angazhon që si aktivistë të hedhim hapin dhe të përfshihemi që ndryshimi i mirëpritur të vijë edhe tek ne. LVV-ja ka treguar që i qëndron parimeve, i qëndrion shtetit të së drejtës, të drejtave të punëtorëve, zhvillimit të shtetit dhe e shikon bashkimin kombëtar si një lëvizje integruese midis të gjithë pjesëve të kombit tonë. Është shumë e rëndësishme që edhe Shqipëria edhe Kosova të bashkëpunojnë, që edhe qytetarët shqiptarë të jenë më të begatë, më të çliruar nga korrupsioni, nga e padrejta që është ulur këmbëkryq shpesh në trojet tona. Albini e ka treguar që i qëndron parimeve dhe na mëson edhe ne që atë qëndresë ta sjellë edhe në Gjirokastër edhe në Shqipëri. Përfaqësohen në Parlamentin e tyre nga figura me integritet, dhe mbi të gjitha mbështetja që i jep LVV këtyre figurave të tregojë boshtin e parimeve dhe projektit politik që LVV ka kaq vite që e shtyn para në Kosovë. Dua t’i uroj mirëseardhja Albin Kurtit,” u shpreh ai.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!