#oranews #tirane #durres #landrover #vrasje
Atentati mafioz në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e të dielës, 3 prill 2022 ka pasur si objektiv Iljaz Çalin, 37-vjeç, me aktivitet biznesi dhe person me precedent penalë.
Rreth orës 23.00, viktima po lëvizte me një automjet tip Land Rover me drejtim nga Tirana për në Durrës, në momentin që makina e autorëve i ka dalë paralel në rrugë dhe ka derdhur breshëri kallashnikovi ndaj 37-vjeçarit.
Sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton se të shtënat kanë vazhduar ndërsa dy automjetet kanë vazhduar lëvizjen për të paktën 50 metra derisa makina e viktimës ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.
Më pas mjeti i autorëve është larguar nga vendi i ngjarjes, pa lënë ndonjë gjurmë të paktën nga provat e mbledhura deri tani. Policia mbërriti disa minuta më vonë në skenën e krimit ndërsa Iljaz Çali nuk arriti tu mbijetojë të paktën 6 plumbave që e kishin goditur në trup.
Viktima ishte person me precedent penalë pasi në vitin 2016 ishte proceduar penalisht në lidhje me kultivimin e 700 rrënjëve kanabis të cilat u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë në zonë pas grabitjes së ndodhur në pistën e Rinasit.
Prej vitit 37-vjeçari ishte bashkëpronar i një subjekti me aktivitet në nxjerrjen dhe importin e kromit me adresa aktiviteti në Durrës, në Nikël të Krujës dhe në Rinas.
Pista kryesore e hetimit në lidhje me atentatin, sipas policisë lidhet me precedentin e viktimës në vitin 2016 kur nëna e tij u arrestua dhe ai u shpall në kërkim për kultivim narkotikësh. Ndërkohë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së policisë edhe konfliktet e mundshme për kromin.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!