Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj Itali kanë protestuar para ambasadës italiane duke i kërkuar qeverisë të përshpejtojë procedurat për të firmosur marrëveshjen e sigurimeve shoqërore në mënyrë që t’u bashkohen vitet e punës në Shqipëri dhe ato në Itali në mënyrë që të përfitojnë pension.
“I bëjmë thirrje zonjës Meloni ta firmosë dhe të quhet ligji Meloni”, tha një qytetare.
“Kam vite në Shqipëri dhe vite në Itali dhe dua të marr kontributet e mia”, tha një tjetër.
“Kanë kaq vite që na zvarrisin”, tha një tjetër qytetar.
Qeveria shqiptare ka firmosur në parim draftin e marrëveshjes dhe pritet që të firmoset edhe nga qeveria italiane .Emigrantët të cilët protestuan përpara ambasadës i takoi edhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci.
“Nga ana e qeverisë italiane po punohet për ta finalizuar këtë marrëveshje. Tani jemi në momentet fundit mund të jenë pak javë apo muaj që bashkë me qeverinë shqiptare ta përmbyllim këtë marrëveshje”, tha ai.
Përfituesit e kësaj marrëveshjeje janë shtetas shqiptarë të cilët kane shkuar me gomone apo anijet e para te eksodit ku për vite me radhe kane punuar e derdhur kontribute ne vendin e tyre prej 30 vitesh punojnë ne Itali. Për të përfituar pension minimal në shtetin fqinj duhen 20 vite pune atje.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PensionetItaliane#Protestë#TopChannelNews
Ещё видео!