#rrezedielli #reporttv
Kek i kripur me speca dhe proshutë
2 gota miell
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
2 kokrra vezë
100 gr proshutë
100 gr djathë (sipas dëshirës)
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 tufë majdanoz
1 lç kripë
1 lç pluhur pjekës
1 lç sodë
Rrahim vezët, shtojmë vajin, qumështin dhe miellin gradualisht. Shtojmë specat e prerë në kubikë, proshutën dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I kalojmë në një tavë të lyer me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji.
Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Ещё видео!