#nenalehone #vendim
Zbardhet vendimi që çoi në burgosjen e nënës lehonë nga Shkodra, 8 ditë pasi kishte lindur djalin e saj.
Diana Bahcja, e njohur dhe me mbiemrin Kolaveri, pasi u kallëzua për braktisjen e fëmijës së parë, pa u vënë në dijeni, u dënua të paguajë gjobën prej 250 mijë Lekësh.
Ky vendim u dha nga togat e zeza në Tiranë në 18 Qershor të vitit 2020, dhe nuk u ankimua në Shkallën e Dytë të Gjyqësorit. Pasi vendimi mori formën e prerë 3 muaj nga seanca gjyqësore, prokuroria dërgoi urdhrin e ekzekutimit me qëllim vjeljen e gjobës Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor në Tiranë.
Këta të fundit përcollën aktet zyrës në Mat për shkak të vendbanimit të të dënuarës. Sipas vendimit, zyra përmbarimore pasi kreu procedurat ligjore për zbatimin vullnetar të vendimit, nuk mundi të vjelë gjobën nga e dënuara, për 14 muaj me radhë.
Të gjendur në këto kushte, ata vendosën pezullimin e urdhrit të ekzekutimit, vendim që u mor në 11 Nëntor të 2021.
14 ditë më pas, në 25 Nëntor, prokurori Endrit Bimi riktheu në Gjykatë dosjen dhe kërkoi konvertimin e gjobës në ditë burgu. Në vendim cilësohet se me gjithë kërkimet e bëra edhe nëpërmjet policisë gjyqësore, për një kohë relativisht të gjatë, nuk u njoftua e dënuara Diana Kolaveri.
Më pas gjykata argumenton se në 13 Janar të 2022 i kërkoi informacion policisë, dhe u mësua se ajo ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë. Në seancën e mbajtur në 13 Qershor të 2022, duke qenë se e gruaja nuk u gjend, gjykata i caktoi mbrojtje kryesisht.
Gjatë gjykimit avokati mbrojtës Stefan Topalli nuk paraqiti prova që të bindte gjykatën se gruaja nuk kishte mundësi për të shlyer gjobën, por kërkoi rrëzimin e kërkesës për ta rikthyer në burg si të pa bazuar në prova. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Ardiana Bera e cila vendosi se për gjobën prej 250 mijë Lekësh ajo duhet të dënohet me 50 ditë heqje lirie. Pasi vendimi mori formën e prerë dhe gruaja u shpall në kërkim, dhe policia i mbërriti në banesën në Shkodër ku dhe e dërgoi për të vuajtur dënimin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!