E lindur dhe e rritur në Durrës, në një familje me prindër të ndarë sepse babai ishte i internuar, jeta e Mirandës nuk ka qenë aspak e lehtë. Fëmijëria e saj, thotë ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, kaloi në një shtëpi ku nuk ndjente ngrohtësi familjare apo dashurinë e nënës.
Nëna ishte e ftohtë dhe e ashpër me Mirandën, por jo me motrën e saj. Përgjatë viteve, Miranda pyeste veten për arsyen dhe i jepte përgjigjet e saj, por shpjegimin e vërtetë nuk e ka mësuar kurrë sepse nëna ka ndërruar jetë.
Miranda: Që në fëmijëri kam ndierë dhimbje, lot, kam ndierë braktisje, përbuzje dhe është shumë turp të thuash, të ndiesh dhimbje e lot nga familjarët e tu, nga ata që të kanë sjellë në jetë.
Ardit Gjebrea: Ti me kë jetoje në shtëpi?
Miranda: Me nënën dhe me motrën.
Ardit Gjebrea: Si sillej nëna jote me motrën dhe si sillej me ty?
Miranda: Nëna me motrën të dyja ishin pothuajse një trup i vetëm, ndërsa unë sikur s’isha pjesëtare e familjes, sikur s’isha vajzë e asaj familjeje.
Ardit Gjebrea: Ti sikur ishe Hirushja?
Miranda: As Hirushja se dhe Hirushja diku e pati një fat të bukur. Unë kam qenë, si të thuash, një shërbyese, larëse shtëpie, shihja orën 3 pa 10 kur shkonte që vinte mami nga zyra se ajo ka punuar nëpunëse dhe do shija 4 cepat e murit për merimanga.
Ardit Gjebrea: Miranda, më thuaj pak, mamaja ushtronte dhunë fizike ndaj teje?
Miranda: Ardit, po. Ajo po e po njëherë, por edhe tek ushqimi. Më vjen keq, është turp të thuash.
Ardit Gjebrea: Pse sillej nëna jote në këtë mënyrë me ty?
Miranda: Nuk e di. Ajo se sillej me mua, por faktikisht nëna ime ka pasur në karakter që donte të më urdhëronte dhe sundonte jo vetëm tek ne si fëmijë, por edhe te vëllezërit e motrat e veta që ajo është rritur dhe vetë jetime dhe them, këtë konkluzion kam nxjerrë, ndoshta nuk ka marrë dashuri nga jeta, se nëna i vdiq herët, e la shumë të vogël, i la dhe 5 fëmijë të tjerë mbrapa.
Ardit Gjebrea: Jeton mamaja jote sot?
Miranda: Jo. Dhe them që ndoshta edhe ajo e rritur sa tek xhaja, sa tek halla ndoshta nuk ka marrë dashuri dhe nuk na ushqeu dashuri. Por prapë tërhiqem me këtë mendim për arsye se dhe unë nuk mora dashuri, me nënën gjallë. Mirë ajo se i kishte vdekur nëna, po unë me nënën gjallë?
Ardit Gjebrea: Cila ishte dëshira jote ndërkohë që ti jetoje në këtë shtëpi?
Miranda: Ishte që unë të ikja sa më parë nga ajo shtëpi, por po të them që nuk kisha moshën që të ikja. Unë edhe moshën që jam martuar, jam martuar e vogël.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç u martove?
Miranda: 18.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!