[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama deklaron pas darkës informate të kryediplomates së BE-se Mogerini me shefat e qeverive te Ballkanit, se Pas zgjedhjeve te 25 qershorit, qeveria dhe opozita, pavarësisht nga palët fituese dhe humbëse, do te flasin ne një zë për integrimin dhe do te kërkojnë me force hapjen e negociatave. Rama uron qe tani vetingu te mos hase pengesa te papritura. “Pengesë për këtë tryezë ka qenë vettingu, fillimi i zbatimit të vettingut, që shpresoj mos të ndeshë me probleme të papritura, do jetë për ne një arsye shumë e fortë, që sëbashku qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të kërkojnë hapjen e negociatave. Do ta bëjmë këtë me forcë, në kuptimin e një zëri të unifikuar dhe pastaj sigurisht që nuk i kemi të gjitha në dorë, sepse Europa në këto momente është ajo që është dhe nuk është më e mira qe do donim te ishte.”Per kreun e qeverise, zgjedhjet e 25 qershorit do te jete me te mirat e zhvilluara ndonjehere nga Shqiperia, edhe per shkakun se opozita i ka te gjitha garancite per te monituar nga brenda ekzekutivit procesin.“Tani të gjithë sëbashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit.”Kryeministri Rama merr pjese kete te enjte ne samitin e NATO-s, ku do te kete edhe takime me presidentin Trump, kancelaren Merkel dhe lidere te tjere europiane e boterore.
Ещё видео!