#reportTV #lajmeshqip #lajme Policia në Tiranë ka vënë në pranga një person që qakrullonte me armë zjarri me vete si dhe pasagjerin që ai kishte në automjet. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar “Tracing”, u arrestua S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Ky i fundit ishte duke lëvizur në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, ku kishte dhe armën e zjarrit tip kallashnikov.
Po ashtu, në pranga u vu edhe S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Ещё видео!