Në një ndryshim qëndrimi, Izraeli pranoi të dërgojë strategët e tij të luftës në Uashington, për të diskutuar synimin e tij për të nisur një sulm tokësor ndaj militantëve të Hamasit në Rafah, qytetin jugor të Gazës. Të hënën, Izraeli anuloi udhëtimin në shenjë proteste pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mos i vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas. Shtetet e Bashkuara, aleati më i vendosur i Izraelit në luftën gati gjashtëmujore, abstenuan nga votimi i kësaj jave në OKB, ndonëse me herët i kishte vendosur veton rezolutave të ngjashme. Kjo nxiti një reagim nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dëshmi e mospajtimeve në rritje me Uashingtonin mbi luftën e shtetit hebraik. Por, ndonëse kryeministri Netanyahu anuloi udhëtimin e një grupi të strategëve të tij të luftës, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ishte në Uashington për bisedime këtë javë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Kryeministri Netanyahu ka thënë se një sulm në Rafah është i nevojshëm për t’i dhënë fund çdo kontrolli të Hamasit mbi Gazën, enklavën e ngushtë përgjatë Detit Mesdhe. Por Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë kundër një pushtimi të Rafahut, veçanërisht pasi më shumë se një milion civilë palestinezë janë strehuar atje. Izraeli ka thënë se do t'i zhvendosë palestinezët në zona të sigurta përpara çdo sulmi ndaj katër batalioneve të Hamasit në Rafah, por nuk ka sqaruar se ku do t'i dërgojë ata.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Izrael
Ещё видео!