Studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po hap një front të ri kundër Perëndimit. Ai po vepron në Ballkanin Perëndimor, i cili është krahu më i dobët i NATO-s dhe përbën një objektiv të përshtatshëm për ambiciet e Rusisë.
Stradner në një opinion për britaniken Telegraph ka komentuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, duke thënë se ky përshkallëzim është një ëndërr e realizuar për Moskën. “Serbia dhe Rusia i kanë përgatitur serbët për përshkallëzime në Kosovë prej muajsh, duke ndezur tensionet në Ballkan për të devijuar vëmendjen e perëndimit nga lufta në Ukrainë”, ka shkruar ajo. Stradner thotë se objektivi kryesor i Putinit ëhstë shpërbërja e NATO-s dhe ekspozimi i dobësive të aleancës. Dhe për ta bërë këtë po shënjestron Ballkanin.
Ngjarjet në veri të Kosovës, analistja i konsideron më të rëndat që nga shpallja e pavarësisë në 2008-ën. “Liderët e Kosovës, kuptohet, e cilësuan atë që ndodhi në Banjskë si një sulm terrorist. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mohoi çdo përfshirje, duke iu ankuar ambasadorit të Rusisë në Serbi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kryente “spastrim etnik brutal” me mbështetjen e Perëndimit”, shkruan ajo duke argumentuar më tej se Vuçiç e ka pozicionuar veten si shtyllë të stabilitetit në rajon, por ai ka si qëllim vetëm të mbajë pushtetin dhe kriza në kosovë bën që vëmendja në serbi të largohet nga cështjet e tij politike...
Më tej stradner ndalet tek hapi i paprecedentë i Shtëpisë së bardhë, të premten, e cila njoftoi publikisht për një dislokim të madh ushtarak serb gjatë kufirit me Kosovën. Ajo nënvizon se Vucic e di mirë se nuk mund të dërgojë ushtri përtej kufirit, por përdor librin e lojës së Putinit dhe nis atje burra të vegjël me uniforma, për të minuar kosovën dhe për të krijuar një mohim të besueshëm.
Në përfundim, ajo paralajmëron se nëse NATO nuk merr në dorë situatën, një krizë e nisur në Kosovë mund të përhapet lehtësisht në maqedoninë e veriut, anëtare të aleancës, e do të kishte pasoja të mëdha në evropë në një kohë kur shba është e hutuar nga zgjedhjet e saj të ardhshme. Ky sipas saj është një moment i rrezikshëm, por pakkush flet për këtë. Tensionet në ballkan nuk janë zhdukur kurrë – thotë strdaner, dhe është koha që NATO të forcojë praninë në rajon dhe të zbrapsë rusinë që andej.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Balkan#NATO#TopChannel
Ещё видео!