#oranews
Të mërkurën pritet të dalë akti normativ për shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Kryeministri Edi Rama njoftoi se për këtë kategori është planifikuar të vendoset në dispozion një shumë prej 34 mln dollarë.
“Po përgatisim aktin normativ.Dhe pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim”, deklaroi Rama në konferencën me gazetarët.
Por pavarësisht këtij premtimi, pensionistët thonë se janë të zhgënjyer me kreun e qeverisë.
“Nuk e besoj.”
“Ishalla!”
“Pensionist jam dhe unë por nuk shpresoj ta marr.”
“Nga Edi Rama nuk presim asnjë zero.”
“Kemi dëgjuar që do të na japin shpërblim pensionistëve, sesa do të arrihet nuk dihet.”
Shpërblimi thonë të moshuarit është i papërfillshëm krahasuar me shpenzimet për fundvitin.
“Të mjaftueshme nuk janë asnjëherë për pensionistët.”
“150 marrim, futi dhe 50, 200. Tani pagova 50 mijë ujë dhe drita.Ja iku ky muhabet.”
Një vit më parë, pensionistët morën 3000 lekë shpërblim për festat, vlerë e cila ishte e ndikuar edhe nga fatkeqësia e tërmetit.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!