Kundërshtimi i hapur i Aleksandër Vuçic se nuk do të implementojë pjesën e planit franko gjerman që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe sidomos OKB ka cuar në një ngërc diplomatik.
Sipas mediave zyrtarët europianë janë duke u përpjekur që të gjejnë një kompromis për këtë cështe I cili do të pranohet nga të dyja palët.
Gazeta serbe, Nova ka publikuar një dokument ku thuhet se Kosova nuk të aplikojë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara pa pajtimin e pesë vendeve anëtare permanente ku bëjnë pjesë edhe Rusia e Kina që nuk e kanë njohur Kosovën.
Sipas dokumenteve të publikuara nga gazeta serbe, pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare parashikohet në pikën 4 të projektmarrëveshjes.
Por Vucic kërkon ta ndryshojë këtë nen duke thënë se pranimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, interpretohet si njohje joformale e pavarësisë.
Në dokumentet e publikuara nga mediat serbe, thuhet se ky propozim është frymëzuar nga Traktati i Dy Gjermanive të vitit 1972 dhe se nuk ka të bëjë me njohjen reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#OKB
Ещё видео!