#oranews #portiidurresit
Pas zhvillimit të seancës e masave, për të arrestuarit punonjës sigurie dhe vinçier në portin e Durrësit ku u konstatua 1 kontejner me banane i hapur u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.
Me kërkesë të dy avokateve të personave te arrestuar në flagrancë, te cilit kërkuan kohë për tu njohur me aktet, seanca u shty me 60 minuta, për të rifilluar në 10:30.
Për 7 persona prokuroria ka kërkuar burg për shpërdorim detyre ndërsa për 3 persona ka kërkuar burg për kontrabandë me mallra.
Ditën e dielë (17 korrik) u arrestuan 20 persona, 15 prej të cilëve punonjës të Sigurisë Portuale në Portin e Durrësit dhe një operator i Firmës "Marinier", shoferi të cilët dyshohet se kanë hapur kontejnerët me banane përpara se ato të kalonin kontrollin.
Të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim.
Kontejneri me banane “Bana King”, ka mbërritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik 2022. Ndërsa vetëm ditën e djeshme, punonjësit portualë kanë konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë.
Nuk dihet me saktësi nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Por tashmë ajo që dihet është fakti se nga kontejneri janë hequr plot 49 kuti me banane.
Pikërisht në këto kuti, dyshohet se ka pasur pako me kokainë, ndaj dhe janë hequr dhe larguar nga kontejneri.
Ndërkohë nga kontrolli fizik dhe numerik i të gjitha arkave me banane, policia dhe prokuroria e Durrësit, nuk kanë gjendur asnjë kilogram drogë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!