[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të qeverisë vendin deri në fund të mandatit të tij dhe se nuk do ta japë dorëheqjen.Në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “Corriere dela Serra”, Rama komentoi edhe protestën e të shtunës të zhvilluar nga opozita.“As nuk mendoj. Kam pasur një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund kam një detyrim ndaj qytetarëve të mi. Unë nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar që na dha votën për të qeverisur”Ai tha se protesta nuk ka të bëjë me qeverinë por me krizën e thellë që ka pushtuar opozitën.“Asgjë nuk po ndodh. Nëse ka ndonjë gjë, është një krizë e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se në zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të votonim nesër do të merrnin më pak vota”Rama akuzoi gjithashtu opozitën se me veprimet e saj nuk po bën gjë tjetër veçse po dëmton imazhin e vendit.“Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i japë Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që e kisha instaluar në oborrin e ndërtesës së qeverisë”
Ещё видео!