Familjarët e 17-vjeçarit me origjinë nga Algjeria që u vra nga policia franceze u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndalin trazirat. Gjyshja e viktimës në një intervistë të dhënë për mediat franceze u shpreh besimplotë se organet e drejtësisë do t’i ndëshkojnë dy efektivët që u përfshinë në vrasjen e nipit të saj. Ajo tha se rebelët po e përdorin vdekjen e Nahelit si një justifikim me qëllim që të përshkallëzojnë protestat.
Në natën e pestë të trazirave të shkaktuara nga vrasja e Nahelit, policia njoftoi se arrestoi 719 persona. Ndërkohë u dogj dhe shtëpia e një kryetari komune në Paris nga ana e protestuesve si dhe u plagos bashkëshortja e tij që ndodhej në shtëpi së bashku me dy fëmijët e mitur. Sulmi u dënua nga kryeministrja Franceze e cila kërkoi dënimin maksimal për autorët.
Vrasja e adoleshentit me origjinë algjeriane, ka ringjallur edhe njëherë akuzat e kahershme për racizëm institucional brenda policisë franceze, e cila grupet e të drejtave thonë se veçojnë pakicat gjatë kontrolleve. Deri më tani rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Shtimi I forcave të shumta të policisë në rrugë është mirëpritur nga shumë banorë por dhe pronarë biznesesh, dyqanet e të cilëve kanë rënë pre e plaçkitjeve. Si pasojë e trazirave qindra zjarrfikës dhe policë kanë mbetur të plagosur.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#France#Algeria#TopChannelNews
Ещё видео!