Kina ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj disa kompanive kineze nën dyshimin se ato kanë ndihmuar ushtrinë ruse.
“Veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë fare bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë të autorizuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ato janë sanksione të paligjshme dhe të njëanshme , të cilat dëmtojnë seriozisht interesat e Kinës.”
Në konferencën e përditshme, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning i bëri thirrje Uashingtonit të tërhiqet nga ky vendim.
“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të reflektojë dhe të bëjë më shumë për të zbutur situatën dhe për të promovuar bisedimet e paqes. Në të njëjtën kohë ata duhet të ndalojnë përhapjen e informacionit të rremë dhe të heqin sanksionet ndaj kompanive kineze.”
Uashingtoni dhe vendet aleate po përpiqen të pengojë Kinën t’i ofrojë ndihmë ushtarake Rusisë për ta përdorur atë në luftën në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar Pekinin të mos ndërmarrë një veprim të tillë, por pa përcaktuar pasojat konkrete.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!