Në Serbi, pothuajse 60 fakultete shtetërore ndaluan punën dhe në shenjë mbështetjeje, protestave studentore iu bashkuan edhe nxënës të shkollavë të mesme. Kërkesat e tyre janë që të dënohen përgjegjësit për shembjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 15 persona.
Thirrjeve të tubuesve u është shtuar edhe ajo për ndëshkimin e personave që sulmuan student e qytetarë gjatë demonstrative paqësore që nderuan viktimat e incidentit. Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një video nga Ivanjica, ku shihet drejtuesi i një makine “Audi” duke e thyer bllokimin e rrugës pa e ulur shpejtësinë. Duket se ka pasur disa raste të ngjashme këto ditë, kur shoferë automjetesh kanë tentuar të godasin protestuesit që kishin bllokuar rrugët.
Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë.
Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve. Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!