Tiranë
Ndalohet nga shërbimet e Policisë për testin e alkoolit, rezulton i pa pajisur me Leje Drejtimi
Në vendin e njohur si "Piaza", shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
M. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi" është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.
Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit dhe Leja e Drejtimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, pasi ka rezultuar i pa pajisur me Leje Drejtimi, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Testi i alkoolit ka rezultuar në masën 0.0 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.
Ещё видео!