#qeveriaitaliane #thatesire #gjendjejashtezakonshme
Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth lumit Po, i cili përbën afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit dhe po vuan thatësirën më të keqe në 70 vjet.
Qeveria e Mario Dragit shpalli gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës në pesë rajone veriore, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto, duke caktuar një fond fillestare ndihme prej 36.5 milionë Eurosh.
Dekreti i qeverisë do t'i lejojë autoritetet të shkurtojnë burokracinë dhe të ndërmarrin veprime menjëherë nëse e mendojnë të nevojshme, si për shembull vendosjen e racionimit të ujit për shtëpitë dhe bizneset.
Synimi i qeverisë ndërlidhet edhe me ruajtjen e prodhimeve bujqësore.
Ndërkohë në Australi shirat e rrëmbyeshëm kanë vijuar të godasin vendin duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Rreth 50 mijë banorëve në pjesët perëndimore të kryeqytetit iu është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre. Qeveria Federale atje i ka shpallur përmbytjet një katastrofë natyrore dhe kjo gjë ka ndihmuar që qytetarët atje të marrin mbështetje emergjente financiare.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!