Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Vizita historike dy ditore e ish-Presidentit të Shteteve te Bashkuara, Bill Klinton, ka angazhuar policinë e shtetit, e cila ka hartuar një plan të detajuar masash. Nga ora 14:00 e kësaj të hëne deri në orën 15:30 të së martës rrugët do të bllokohen. Masat nisin nga aeroporti i Rinasit, ku do të mbërrijë presidenti i 42-të i SHBA-ve. Qytetarët që do të udhëtojnë drejt aeroportit, do të përdorin rrugët dytësore nga Vora, pasi bllokimet parashikojnë akset Rinas - Qafë Kashar - Mbikalimi i Casa Italia - dhe nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Brenda kryeqytetit pritet që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, të jetë gjithashtu i bllokuar. Edhe në rrugët “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “Ibrahim Rugova” dhe rrugën “Ukraina e Lirë” nuk do të lejohet lëvizja. Uniformat blu njoftojnë se edhe segmente të tjera do t’i nënshtrohen bllokimeve të pjesshme.
Ещё видео!