Më 15 gusht 2012, një ngjarje e rëndë do të trondiste Elbasanin, teksa vrasës me pagesë do të hynin në banesën e Gentian dhe Nezir Beqirit për t’i vrarë që të dy.
Ekzekutorët u identifikuan si Jorgu Leku dhe Ervis Bardhi, të cilët ishin shok me Gentian Beqirin. Ky I fundit ishte në arrest shtëpie, pasi ishte paralizuar në tentativë për t’I ikur policisë.
Pikërisht miqësia me viktimën është përdorur nga autorët për të kaluar dy policët që rrinin roje te dera. Madje ka qenë babai I Gentian Beqirit ai që iu ka haopur derën dy autorëve.
Ata kanë qëlluar me pistoletë me silenciator Gentian Beqirin, e më pas kur babai I tij ka ndërhyrë, e kanë dhunuar duke I shkaktuar plagë fatale.
Për ngjarjen e rëndë u pezulluan në atë kohë policët që qëndronin roje në derë, ndërsa dyshimi kryesor ra mbi fisin Ccapja.
Në prill të këtij viti, Gjykata e Posaccme caktoi 3 dënime të përjetshme, 2 për Ardian dhe Florenc Ccapjan, si dhe një tjetër për Jorgu Lekun.
Për 2 vëzhguesit e viktimave, Klajdi Dokoli dhe Etien Çanin, Gjykata vendosi nga 25 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhin, ekzekutori tjetër në këtë ngjarje, u caktuan 15 vite burg.
Vendimi për këtë të fundit u apelua nga SPAK, për të cilin kishte kërkuar vetëm 6 vite burg.
Dëshmia e tij, hodhi dritë mbi krimin e dyfishtë të 15 gushtit 2012, duke drejtuar gishtin e akuzës si porositës të tij, tek Ardian e Florenc Çapja.
Dënimi është apeluar edhe nga Ardian Çapja, I cili ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Elbasanit, duke u shprehur se I gjithë procesi ndaj tij është I montuar, në lidhje me vrasjen e dyfishtë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Elbasan#TopChannel
Ещё видео!