Në kuadër të fazës së pestë të operacionit policor të koduar “Restart” që ka nisur 4 muaj më parë, janë vënë në pranga dy qytetarë dhe janë sekuestruar 51.5 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i qytetarëve:
• D. Bardhushi, 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, (i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
• E. Venxha, 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
30-vjeçari, drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë dhe u neutralizua.
Mësohet se ku ka mbetur i lënduar lehtë një prej punonjësve të policisë. Sipas infrmacioneve, operacioni vijon, po ashtu edhe kontrolle të shtuara në Korçë, ndërsa priten të tjerë të arrestuar në orët në vijim nga policia e Korçës.
Në këtë mënyrë ka shkuar në 12 numri i të ndaluarve dhe në 373.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 pako, me peshë totale 51.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!