Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014. Më poshtë, një përmbledhje e pjesës për Shqipërinë:
Në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.
Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.
Qeveria bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura.
Ka vazhduar të ketë shenja të abuzimit të përhapur të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem.
Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!