[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ndërsa partitë janë në pritje te argumentimit te plotë të Gjykatës Kushtetuese për kreun e Kuvendit të Kosovës, zgjedhjen e te cilit e shpalli të pavlefshëm, Partia Demoratike e Kosovës është angazhuar në negociata për qeverinë. Kryetari i PDK-se Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë takimit të mbajtur në mesditë ka arritur një marrëveshje me grupim politik 6+. U akorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. t'i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik "6+" do të ketë vendin qe meriton. përkushtim i imi mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike. Grupi parlamentar 6+ përbëhet nga Partia Rome që ka 1 deputet, Partia Turke Demokratike e Kosovës me 3 deputete dhe Partia Demokratike e Boshnjakëve me 2 deputete. Pavarësisht këtij pakti PDK nuk ka numrat për formimin e qeverise. Pas takimit me Thaçin ato janë takuar dhe me liderët e bllokut opozitar.
Ещё видео!