Tirana dhe Beogradi janë përplasur ashpër mërkurën pasi Serbia shpërtheu me akuza se Shqipëria po nxit tensionet në Veri të Kosovës, duke i kërkuar të mos ndërhyjë.
Por qeveria shqiptare i doli edhe njëherë në mbrojtje Kosovës, duke thënë se Serbia duhet ta pranojë njeherë e mirë se e ka humbur përgjithmonë Prishtinën.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, iu përgjigj akuzave të homologut të saj serb, Ivica Dacic, duke i kërkuar Beogradit të mos justifikojë vendosjen e barrikadave.
Xhaçka thotë se as ushtria e Serbisë nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Sipas saj, tensionet në Veri janë rritur si pjesë e një shfaqe për politikën e brendshme në Beograd dhe nuk ka të bëjë aspak me interesat e njerëzve të zakonshme. Kjo është absurde, e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të rajonit tonë”, ka shkruar Xhaçka.
Duke folur në emër të Shqipërisë, Xhaçka u kërkon liderëve në Kosovë dhe Serbi që të nisin dialogun dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të insistojnë në pajtimin e dy palëve.
“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri justifikimet e paaarsyeshme në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe duhet ta kuptojë përfundimisht të ashtuquajturën “Kosovë e Metohi” e ka humbur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk e mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm e rrezikojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, thotë kryediplomatja shqiptare në një sërë postimesh në Twitter.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Beograd#TopChannel
Ещё видео!