#AgronGjekmarkaj #ArturZheji #AgimBaci #ArmandShkullaku #ArtanHoxha #ArbenRistani #Kuvend #PD #SaliBerisha #LulzimBasha
Arben Ristani ka folur nga studioja e “Opinion” në lidhje me fitoren e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për të treguar se çfarë ndodhi në fitoren e ngushtë të Bashës në zgjedhje, Ristani, asokohe kreu i KQZ-së, tha se ka zbatuar ligjin. Sipas tij, vota në kutinë e gabuar është e ligjshme dhe kjo është futur në ligj pas praktikës që ai ka krijuar.
Ristani tha se ishin juristët e PD-së që u ankuan atëherë, ndërsa me Berishën ka pasur vetëm një takim kur ka ardhur së bashku me Audrey Glover. Për Bashën, Ristani tha se ka fituar si pasojë e mbështetjes nga LSI, mobilizimit ekstrem të demokratëve dhe se vetë kreu i KQZ-së asokohe ka përballuar kërcënimet deri me vdekje për vetën dhe familjen.
Gjatë foltores së Fushë-Krujës, edhe Sali Berisha ka treguar versionin e tij se çfarë ka ndodhur me fitoren e Bashës në Tiranë. Sipas Berishës, Basha ka qenë dakord që të mos numëroheshin votat e futura në kutitë e gabuara, por ka qenë vetë kryeministri asokohe që ka këmbëngulur sepse kanë qenë vota “që i kanë hedhur demokratët shqiptarë”.
Blendi Fevziu: Ristani do më thuash një të vërtetë?
Arben Ristani: Patjetër!
Blendi Fevziu: Po të vërtetën?
Arben Ristani: Të vërtetën fare.
Blendi Fevziu: Shihe kamerën më thuaj të vërtetën se thonë që kur kalojnë 10 vjet parashkruhet dhe ajo. Respektove vërtetë ligjin atë kohë apo bëre ndonjë truk?
Arben Ristani: Në mënyrë absolute po!
Blendi Fevziu: Ke respektuar ligjin!
Arben Ristani: Sepse vota në kuti të gabuar është e ligjshme dhe është futur në ligj pas asaj praktike që unë krijova. Ai ishte një referencë direkt tek Kushtetuta dhe u kuptua që kishte...
Blendi Fevziu: Kush ta kërkoi ta bëjëe këtë interpretim?
Arben Ristani: Sigurisht që kërkesa ka ardhur nga juristët e PD se ata u ankuan dhe ata kishin verifikuar që kishte votë në kuti të gabuar.
Blendi Fevziu: Ndonjë telefon, ndonjë kështu jo?
Arben Ristani: Ju betohem që me Berishën kam pasur një takim kur ka ardhur Gloveri. Nuk kam pasur asnjë takim tjetër gjatë katër viteve kur kam qenë në krye të KQZ.
Agron Gjekmarkaj: Basha e ka mundur Ramën njëherë. Sapo e thatë ju më përpara që Lulzim Basha e ka mundur Ramën.
Arben Ristani: Unë nuk thashë këtë. Ajo që unë thashë është që unë kam zbatuar ligjin, por mënyra se si fitoi Basha është tjetër histori dhe demokratët e dinë.
Agron Gjekmarkaj: Na e shpjego atëherë.
Arben Ristani: Ka fituar sepse sigurisht kishte shumë vota të LSI, ka pasur një mobilizim ekstrem të PD dhe e treta unë kam përballuar deri në kërcënime me vdekje për veten dhe për familjen.
Agron Gjekmarkaj: Ju lumtë, kjo meriton respekt.
Blendi Fevziu: Kush ju ka kërcënuar me vdekje?
Arben Ristani: Unë kam qenë në atë kohë i rrethuar, jo vetëm unë por edhe familja. Kam qenë vetë në mbrojtje nga RENEA me makinë të blinduar, me familjen të rrethuar dhe të punosh në kushte të atilla nuk është gjë e lehtë. Për të zbatuar ligjin kam qenë dhe kam përballuar situata të tilla./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!