Prestigjozia britanike The Guardian, sjell një analizë të gabimeve të bëra nga rusia në vite dhe nënvizon se të njëjtat gabime po përsëriten sërish nga Moska. Putin sipas The Guardian, beson se ka një numër të pakufizuar njerëzish tek të cilët mund të mbështetet por ai duhet të jetë i vetëdijshëm për një nga mësimet më të hidhura të historisë ruse, ku humbja e jetëve në fushëbetejë nuk falet dhe kjo mund të ketë pasoja katastrofike për pushtetin. Më shumë se një shekull më parë, në 1917-ën, humbjet e ushtarëve të caristë, gjatë luftës së parë botërore, përshpejtuan revolucionin rus dhe kontribuan në rrëzimin e car Nikollës. Numri i jetëve të humbura mes trupave ruse që po luftojnë tani në ukrainë, mund të mos jetë ende aq i lartë, por është i mjaftueshëm për ta detyruar kremlinin të urdhërojë një mobilizim masiv. Dhe zërat për këtë nuk mungojnë ndërkohë që thuhet edhe se putin po planifikon një ofensivë të re në pranverë. “Pavarësisht humbjeve të rënda të pësuara në fushëbetejë, duket se kremlini nuk ka mësuar asgjë dhe vazhdon në të njëjtën linjë, me humbje në një shkallë që rrallë herë shihet në luftërat moderne”, thuhet në analizë. Sipas ukrainës, forcat ruse humbasin rreth 500 ushtarë në ditë. Për më tepër nuk dihet se sa do të zgjasë lufta. Një shembull i mirë dështimi është fundosja e anijes së krenarisë së rusisë, në detin e zi, Moskva. Ndërkohë mes trupave ruse ka mungesë disipline dhe moral të ulët. E të gjitha këto kanë cuar në ndryshime të shpeshta në zinxhirin e komandës së luftës, me më të fundit, vetëm pak ditë më parë. Kremlini me shumë gjasa po e humbet cdo ditë e më shumë edhe mbështetjen e rusëve ndaj luftës. Të rinjtë janë larguar në masë për ti shpëtuar mobilizimit dhe putin po shfaqet gjithnjë e më i dobët përballë ukrainës që po blindohet nga perëndimi. E nuk do të duhet shumë kohë, sipas analistëve, që ai të mposhtet plotësisht.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Moskë#TopChannel
Ещё видео!