Pushtimi rus i Ukrainës po përhap panik mes shteteve ish-sovjetike të cilat i druhen një pushtimi të mundshëm nga Rusia.
Moldavia i trembet faktit se mund të jetë pikërisht radha e saj të pushtohet nga Putin. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse presidenca moldave aplikoi zyrtarisht për t’iu bashkuar BE-së, vetëm 1 javë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Por a mund të jetë vërtetë radha e Moldavisë?
BBC raporton se zyrtarët moldavë kanë përcjellë shqetësimin se shumë shpejt ata mund të kthehen në objektivin e ardhshëm të Kremlin.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinkne, u takua ditën e enjte me 2 gratë që udhëheqin shtetin moldav: kryeministren Natalia Gavrilita dhe presidenten Maia Sandu. Ai është i vetmi sekretar shteti i cili ka vizituar Moldavinë.
Nuk ka ende asnjë të dhënë bindëse që mund të konfirmojë frikën e Moldavisë, raporton BBC. Por frika e tyre është e bazuar në historinë e 3 dekadave të fundit, kur një rajon pro-rus vetëm 128 km larg kryeqytetit – në kufi me Ukrainën – Transnistria, u shkëput nga Moldavia në vitin 1990.
Që atëherë, Moska ka instaluar një bazë ushtarake atje, me rreth 1,500 ushtarë.
Një tjetër fakt shqetësues, është momenti kur presidenti bjellorus i cili ka dal haptas pro-Putin, Alexandar Lukashenko, qëndroi para një harte duke treguar me gisht pikërisht Moldavinë.
Moldavia është një nga shtetet më të vogla dhe më të varfra në Europë, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh. Moldavia është shënjestruar disa herë tashmë nga ‘agresioni hibrid’ i Moskës – më së shumti në formën e kufizimit
të dërgesave dhe furnizimeve me gaz – ndëshkim ky që erdhi si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj distancimit të Moldavisë dhe afrimit të saj me Bashkimin Europian.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!