#oranews #rrumishijakut #vellezeritbeqiraj
Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona si pjesë e një grupi kriminal që po planifikonte vrasjen e Pëllumb Muharremit, i njohur dhe me nofkën Rrumi i Shijakut.
Nga informacionet e para arrestimet janë kryer pasi vëllezërit Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë duke treguar disa nga atentatet e ndodhura në Tiranë e Durrës.
Burimet bëjnë me dije se vëllezërit Beqiraj vrojtonin Rrumin e Shijakut për ta ekzekutuar, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Dyshohet se vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë pikasur, dhe kjo është arsyeja që janë sulmuar fizikisht më 3 tetor 2022, dhe më pas janë rrëmbyer. Mes personave të arrestuar është edhe Ilirjan Feçi i cili ndodhet në burg për vrasje dhe Kevi Zeneli me nofken Suçi.
Ilirjan Feçi ndodhet i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të hidrovorit në Lezhë Alfred Gjoka. Ai u arrestuar vitin e kaluar nga prokuroria e Kurbinit së bashku me Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci dhe Erjon Mulaj.
Në orën 13:00 Policia e Durrësit ka njoftuar për një konferencë për median.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!