Pas kësaj të diele kur kanë nisur zyrtarisht punimet, do të punohet për 33 muaj nga kompania fituese turke ASL për përfundimin e tunelit të Llogarasë. Një vepër që do të shkurtojë ndjeshëm distancën nga Vlora në bregdetin e Dhërmiut e Himarës.
Kryeministri përqendrohet më shumë në efektet ekonomike që do të ketë ndërtimi i kësaj vepre në të gjithë bregdetin jonian, por dhe projekteve te tjera që kanë nisur apo janë gati në letër si aeroporti i Vlorës, ai i Sarandës, apo portet turistike në këto 2 bashki.
Në pak vite Rama siguron se impakti i këtyre veprave do të shihet tek turizimi. Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra ndërsa ura që do ta lidhë atë me Palasën parashikohet 120 metra.
Tuneli do të ketë dy korsi në secilin krah të tij, njëri me gjerësinë 3.5 metra dhe një korsi emergjence prej 1.25 metrash, për përdorimin e tij nga automjetet do të duhet të paguhet një tarifë e cila do të përcaktohet në përfundim të kësaj vepre.
Tv Klan
#EdiRama #tuneliiLlogarase
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!